Kushtet e shitjes
Termet dhe Kushtet ne Koslabor.com
Duke vizituar apo porositur përmes dyqanit tonë koslabor.com, ju pajtoheni me kushtet e përcaktuara më poshtë. Ju lusim t’i lexoni ato me kujdes dhe të informoheni për rregullat që duhet zbatuar.
Koslabor.com posedon të drejtën për ndryshimin e këtyre kushteve të përdorimit, pa njoftim paraprak.
Komunikimi me Anë të Mjeteve Elektronike
Kur ju vizitoni koslabor.com ose na dërgoni email, ne komunikojmë përmes mënyrës elektronike. Duke pranuar kushtet e përdorimit, ju pranoni se jeni duke komunikuar në mënyrë elektronike. Komunikimi jonë me ju do të jetë përmes postës elektronike (email), apo njoftimeve të cilat do t’i shpallim në ueb-faqe.
Mbrojtja e privatësisë
Departamenti i Furnizimit Mjekësor respekton privatësinë e informatave personale ose shëndetësore të klientëve të saj dhe në asnjë rrethanë nuk do të shkëmbejë, shesë ose ndryshe përhapë përdorimin e çdo informacioni të mbledhur në faqen e internetit, me telefon ose me postë. Të gjitha informatat e grumbulluara do të mbahen konfidenciale dhe përdoren vetëm për t'u shërbyer klientëve ose siç kërkohet me ligj.
Pronësia intelektuale
Përmbajtjet e paraqitura në këtë faqe - elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi e koslabor.com apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të koslabor.com. Nëse mendoni se përmbajtja që posedon koslabor.com është e juaja dhe se ajo është abuzuar, na kontaktoni në mënyrë që të krijohet e drejta e pronësisë intelektuale.
Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen për palët e treta.
Llogaria juaj
Nëse ju përdorni koslabor.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur ueb-faqen koslabor.com ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.
Të miturit mund të përdorin koslabor.com nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari. koslabor.com rezervon të drejtën që ta refuzojë shërbimin, ta përfundojë apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje janë shkelur kushtet e përdorimit.
Të dhënat tuaja që i keni dhënë gjatë regjistrimit në koslabor.com do të përdoren për shitblerjen e produkteve dhe krijimin e kontakteve afariste dhe nuk do të përdoren për qëllime tjera ose për palën e tretë.
Përshkrimi Produktit
koslabor.com nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime. Nëse keni blerë një produkt që devijon nga të dhënat e listuara në ueb-faqen tonë, ju mund ta ktheheni atë në gjendje të papërdorur brenda 24 orëve pasi që e keni pranuar mallin, me dokumentacionin e plotë që ju e merrni me të dhe me vlerë të njëjtë mund të bëni zëvendësim të produktit.
Çmimet e Produkteve
Të gjitha çmimet e produkteve të listuara, kanë të përfshirë TVSH-në. koslabor.com detyrohet të pranoj çdo çmim me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse çmimi I produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. Koslabor.com ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rënd gjatë vendosjes së çmimeve në ueb-faqe, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro ose Cmimi i një produkti është zero (0) atëherë koslabor.com ka te drejtë që ta anuloj atë porosi.
Orari
koslabor.com pranon porosi nga ora 09-17h gjatë ditëve të punës dhe liferohet brenda 24 orëve, përveç orendive mjekësore, stomatologjike të cilat liferohen brenda 5 ditëve të punës. Porosite qe behen gjate vikendit,liferimi behet te henen.
Ndryshimi (update) i të Dhënave në Ueb-faqe
koslabor.com rezervon të drejtën që në çdo kohë, pa paralajmërim, të ndryshojë të dhënat në ueb-faqe. Vizitorët e koslabor.com nuk kanë të drejtë që në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë kushtet e përdorimit dhe çdo ndryshim i mundshëm është i pavlefshëm, pos nëse dy palët bien dakord me shkrim.
Kushtet për Blerje Online në koslabor.com
Kushtet e hollësishme të blerjes janë të shënuara në tekstin e mëposhtëm. Ju lusim t’i lexoni këto rregulla, sa për t’u njoftuar:
Porosia
Porosia minimale e mallit është 10.00€
Për të porositur produkte te ofruara nga koslabor.com, ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm:
1. Bëhet regjistrimi - krijimi I llogarisë
2. Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini
3. E shtoni në shportë (nëse ndonjë prej artikujve nuk ju konvenon mund ta hiqni nga shporta me x)
4. Zgjedhja e pagesës
5. E konfirmoni porosinë
6. Bëhet lëshimi I faturës dhe kontaktohet klienti nga agjentët e shitjes
7. Distribuohet produkti
1. Regjistrim (Krijimi I llogarisë)
Regjistrimi bëhet vetëm një herë dhe herën tjetër që ju vizitoni Koslabor.com, sistemi automatikisht do t’ju njohë. Regjistrimi bëhet duke zgjedhur opsionin "Krijimi I llogarisë". Ju duhet të jepni email adresën tuaj, me ç'rast do ta pranoni një mesazh për ta konfirmuar regjistrimin. Më tej, shfaqet faqja, shkruajeni fjalëkalimin dhe konfirmojeni hyrjen duke klikuar butonin e duhur.
Shënim: Siç është e zakonshme në të gjitha faqet e internetit për regjistrim, është e domosdoshme që shfletuesi juaj të mbështes "cookies". "Cookies" janë të përfshirë si standard në shumicën e shfletuesve te Internetit.
2. Përzgjedhja e produktit të cilin ju dëshironi ta blini.
Produktet janë të organizuara sipas kategorive të cilat ju mund t'i shikoni në formë të katalogut. Kur ju e gjeni produktin që ju dëshironi, klikoni tek "Shto në shportë" .Me këtë rast ju e shtoni një produkt në shportën tuaj (njëjtë si në supermarket!). Më tej, ju jeni të lirë për të vazhduar shfletimin e produkteve tjera dhe të shtoni produkte në shportë.
3. Shporta
Pasi ta keni mbaruar vendosjen e produkteve në shportën tuaj, klikojeni në butonin "Shporta". Në këtë faqe ju mund ta kontrolloni gjendjen e shportës suaj, se sa produkte I keni porositur dhe gjithashtu ta anuloni ndonjë nga produktet që gjenden në shportë. Pasi ta keni verifikuar shportën tuaj, vazhdoni me hapin tjetër.
4. Zgjedhja e Pagesës
Në këtë hap, ju mund të zgjidhni disa nga mundësitë të cilat ne i ofrojmë për ta kryer pagesën e produkteve të porositura:
- Transfer banker (E-banking)
- Me para në dorë (Cash) pas pranimit të mallit
- Me kartele të bankës në POS terminal, pas pranimit të malit
5. Ju ( blerësi) keni të drejtë të kthimit të të hollave 100% ne rast se:
-Produkti është I dëmtuar ( dhe ju /blerësi nuk dëshironi ta merni të njejtin produkt në gjendje të rregullt)
-Produkti nuk është I njejtë me atë që e keni parë dhe porositur në faqen tonë
-Produkti nuk I ka pjesët shtesë te cekura në faqen tonë
-Dërgesa e porosisë është vonuar më shumë se sa është e cekur në kohën e dorëzimit sipas kushteve të përdorimit të kompanisë.
-Komania nuk ka në stok produktin e porositur dhe paguar
Kompania ka të drejtë të ndalë shumën prej 5% te vlerës totale të pagesës me kartelë bankare për shpenzime administrative në rast se ju/blerësi:
-Doni ta anuloni porosinë pa ndonjë arsye
-E keni ndërruar mendjen apo keni qenë duke testuar procesimin e blerjes
-Nuk mund ta pranoni porosinë për arsyet e juaja edhe pasi që keni qenë në dijeni për kohën e saktë të mbërritjes së produktit
-Në rast se dëshironi ta ndërroni produktin e zgjedhur dhe të procesuar me ndonjë produkt tjetër
6. Konfirmimi i Porosisë
Para se ta konfirmoni porosinë, ju mundeni edhe një here të shikoni në detajet e vendosura nga ana juaj, si: çfarë keni porositur, a është I saktë informacioni I vendosur për kompaninë tuaj, adresa ku duhet të dërgohet porosia, ku do të mbërrijë porosia, cila është kostoja e porosisë, cila është shuma e përgjithshme etj.
Nëse gjithçka është në rregull, klikoni tek "Konfirmo". Në këtë moment, ju automatikisht do ta pranoni një email me pasqyrën e porosisë suaj.
7. Monitorimi I statusit te "llogaria juaj"
Faqja "llogaria juaj" është në dispozicion tuaj pas regjistrimit të suksesshëm. "Llogaria juaj" do të jetë e dukshme vetëm për ju, e aty mund t'i rifreskoni të dhënat e juaja si dhe t'i monitoroni ato. Përmes kësaj llogarie ju mund ta shikoni edhe statusin e porosisë suaj, për shembull:. Pasi ta keni bërë porosinë dhe porosia është pranuar nga ne, juve do t’ju shfaqet statusi "duke pritur për konfirmim". Në momentin që ju e keni kryer pagesën e porosisë , do t’ju shfaqet statusi "në përgatitje (paguar)", që do të thotë se pagesa është regjistruar etj. Çdo ndryshim në status do te shoqërohet edhe me dërgimin e mesazhit në email, të cilin e keni dhënë gjatë regjistrimit.
8. Dërgesa/Dorëzimi
Dorëzimi I produktit të porositur sipas kërkesës suaj bëhet përmes regjistrimit të pagesës suaj. Dorëzimi I mallit është i mundur ,në të gjtha qytetet e Republikës së Kosovës. Kushtet e liferimit të mallit Prishtinë me rrethinë kryhen prej 24 deri në 48 orë dhe shpenzimet e liferimit janë 1.00 euro . Për qytetet tjera malli liferohet me pagesë të korrierit, në shumë prej 2.50 eurove dhe koha e liferimit është prej 24 deri në 72 orë.
Koha e liferimi të orendive është dei në një javë.
8.a. Dërgesat Brenda 1 Ore/1hr Delivery
Dërgesat brenda 1(një) Ore përfshijnë eksluzivisht produktet që gjinden në kategorinë e 'Dërgesë për 1 ORE'. Dorëzimi mallit për një orë është i mundur vetëm në qytetin e Prishtines. Pasi që të është konfirmuar porosia, produktet brenda një ore mbërrijnë në adresën e caktuar nga konsumatori. Së bashku me mallin, e bashkangjitur do të jetë dhe fatura e cila perfshinë dhe 1.00 euro pagese per liferimin pagesa e së cilës kryhet në momentin e pranimit të mallit nga konsumatori.
9. Kthimi/Kompenzimi
Pasi që e keni pranuar produktin dhe ju është konfirmuar që për arsyet e lartëshënuara mund ta ktheni produktin për kompenzim parash apo produkt tjetër duhet të keni kujdes me paketimin dhe gjendjen e tij që ta ktheni ashtu si e keni pranuar dhe nënshkruar nga korrieri ynë
Në rast se produkti është përdorur apo dëmtuar pas pranimit dhe nënshkrimit tuaj ne nuk mbajmë përgjegjësi për të.
Në rast se produkti nuk është ne gjendjen/paketimin e njejtë kompania jonë nuk mbanë përgjegjësitë kthimit apo kompenzimit të tij.
10. Ankesat
Për çfarëdo ankese që keni në lidhje me produktet apo shërbimet tona na kontaktoni në telefon (038/247 - 717) apo në e-mail info@koslabor.com.
11. Sigurimi i privatësis
Në emër të internet-dyqanit koslabor.com, zotohemi për të mbrojtur privatësinë e klientëve tanë. Ne mbledhim vetëm informacionet e domosdoshme të klientëve/shfrytëzuesve dhe të dhënat e nevojshme për afarizëm të cilat janë në përputhje me shprehitë e mira të afarizmit profesional.
Ne ju japim klientëve mundësi të zgjedhjes së vendimit, nëse ata duan të fshihen nga listat e postimeve të përdorura për fushatat e marketingut.
Të gjitha të dhënat për përdoruesit / klientët janë rreptësishtë konfidenciale dhe në dispozicion të vetëm të punonjësve që e kanë të domosdoshme kryerjen e punës së tyre. Të gjithë punonjësit e internet-dyqanit koslabor.com janë përgjegjës për të respektuar parimet e mbrojtjes së privatësisë se klientëve.
12. Llogaria juaj
Nëse ju përdorni koslabor.com, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e fshehtësisë së llogarisë dhe fjalëkalimin tuaj që e keni pranuar gjatë regjistrimit në këtë faqe interneti. Duke përdorur ueb-faqen koslabor.com, ju jeni përgjegjës për të gjitha aktivitetet që ndodhin në llogarinë tuaj, me fjalëkalimin tuaj.
Të miturit mund të përdorin koslabor.com nën mbikëqyrjen e një prindi ose kujdestari. Koslabor.com rezervon të drejtën ta refuzoj shërbimin, ta përfundoj apo ta anulojë porosinë nëse konstaton se për blerje janë shkelur kushtet e përdorimit. Të dhënat që i keni dhënë gjatë regjistrimit në koslabor.com do të përdoren për shitblerjen e produkteve dhe krijimin e kontakteve afariste, e jo për qëllime tjera ose për palën e tretë.